×
  • Lajme
  • Lajme / Mesazhi

    Haradinaj në 24 vjetorin e themelimit të partisë bën thirrje për bashkim për ndalje të degradimit të Kosovës

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 20:18

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një takimi me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe simpatizantë të saj, të enjten më 2 maj, ka shënuar përvjetorin e 24 të themelimit.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në fjalën e tij para të pranishmëve, ka thënë se Aleanca është krijuar në momente vendimtare për vendin.

    “Aleanca është krijuar në momente vendimtare për vendin. Në kohën kur sapo kishim dalë nga një luftë shkatërrimtare dhe kur kërkohej kontributi i secilit prej nesh, jo vetëm për ndërtimin e vendit, por edhe për shërimin e plagëve të kësaj lufte, e për paqëtimin e shoqërisë që në vitet e para të pasluftës, ishin mundu me e nda në dysh; në NE që na quanin “krahu i luftës” dhe në ata që i quanin “krahun e rreziztencës paqësore”, ka thënë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!