×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi i rregullt

    Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, diskutojnë për masat ndaj Kosovës

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 20:33

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, zhvillimet e fundit në vend ishin në fokus të diskutimit, me ç’rast u tha se theks i veçantë është vënë te rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës.

    “Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu u shtua se në takim u diskutua edhe për një sërë të arriturash dhe projektesh të përbashkëta, në mesin e të cilave edhe fillimi zyrtar i Programit “Kompakt” të MCC-së në Kosovë, i cili projekt pritet ta transformojë sektorin e energjisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!