Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në një postim në Facebook ka ofruar detaje për autostradën drejt rajonit të Dukagjinit.
“I korruptuar dhe mashtrues. Me datën 28 shkurt 2019 kemi prezantuar projektin Kjevë- Zahaq përmbledhur në 240 dosje që përmbaheshin me të dhënat e detajuara për këtë autostradë dhe elaboratet shpronësuese e lejen mjedisore me rreth 32 kilometërshe dhe autostrada do të mbantë të gjitha paramasat e sigurisë, ndriçimin dhe elementet e tjera të autostradave të niveleve evropiane me kosto prej 238 milionë euro mjetet për realizimin e saj ishin siguruar me kredinë e BERZH-it”, ka shkruar Lekaj.
“Sot mashtruesi dhe i korruptuari paskën filluar zgjerimin e 11 km rrugë me kosto 90 milionë euro duke e shkatërruar projektin më të madhe për zonën e Dukagjinit, projekt i cili do të lidhte Pejën, Deçanin, Junikun, Gjakovën, Klinën dhe Isogun me gjitha rrugët dhe autostradat e Kosovës”, ka shkruar deputeti i AAK-së.
Lekaj ka ofruar edhe disa sqarime dhe fakte për punën që ka bërë ish-qeveria e Ramush Haradinajt.
“Qeveria Haradianj: Autostradë e mbyllur me standarde evropiane, 32 km – 238 milion euro, 1 km autostradë + shpronësim = 7,437.500.00”, ka shkruar ai.
Qeveria Kurti: Zgjerim i rrugës; 11 km – 90 milion euro; 1 km rrugë = 8,181.812.00”, ka sqaruar Lekaj.
“744,312.00 më shumë për zgjerim rruge për çdo kilometër do të paguajnë qytetaret e Kosovës. Kapaciteti i tyre është për vjedhje të mëdha e rrugë të vogla”.