×
  • Lajme
  • Lajme

    Në kufizimin 120, voziti 231 kilometra në orë, shoferi gjobitet me 500 euro, minus 5 pikë dhe ndalim ngasje për 6 muaj

    Reporteri
    27 Prill 2024 | 10:29

    Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë 120 km/h ai ngiste me shpejtësi 231 km/h.

    Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

    “Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 231 km/h, i njëjti është gjobitur 500 €, 5 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!