×
  • Lajme
  • Lajme

    Nipi i deputetit të VV-së në mesin e dhjetëra militantëve partiak të punësuar në KEK

    Reporteri
    04 Prill 2022 | 20:11

    Katër ditë pasi Gazeta Online Reporteri.net ka raportuar se në KEK janë punësuar rreth 100 punëtorë të rinj, nga të cilët shumica përkrahës dhe familjarë të njerëzve të Vetëvendosjes, afera po vazhdon të zbardhet edhe më tutje.

    Valon Gashi i pari në listën e të pranuarve për pozitën “teknik i makinerisë”, në Korporatën Energjetike të Kosovës, të cilën e ka publikuar Gazeta Online Reporteri.net, të premten, po del se është nipi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, raportojnë sot mediat. Ky i fundit ishte edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të komunës së Obiliqit.

    Punësimi në institucione publike në të kaluarën ka qenë i lidhur në shumë raste mbi baza partiake. Lëvizja Vetëvendosje sa ka qenë në opozitë ka qenë më kritikja e këtij fenomeni, dhe ardhja e saj në pushtet ka për shkak edhe premtimin se me ta në qeverisje kjo praktikë do të eliminohet.

    Ardhja në pushtet e Vetëvendosjes, nuk duket ta ketë larguar këtë praktikë. Tani njerëzit e favorizuar për vende pune në institucione publike më nuk janë ata të PDK’së, LDK’së, AAK’së e NISMA’s, por ata të Vetëvendosjes.

    Lexo raportimin e plotë: 

    Rreth 100 të punësuar të rinj në KEK, shumica anëtarë ose përkrahës të VV’së dhe familjarë të punëtorëve të ndërmarrjes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!