×
  • Lajme
  • Lajme

    Nipi tha se gjyshi i tij u vetëvra, por prokurori e cilëson si vrasje të rëndë vdekjen në Novobërdë

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 9:50

    Prokurori i Shtetit e ka cilësuar si vrasje të rëndë një vetëvrasje në Novobërdë që ishte raportuar një ditë më parë në Policinë e Kosovës.


    Siç njofton Policia, fillimisht ankuesi ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje.

    Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë.

    Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit, mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!