×
  • Lajme
  • Lajme / Përkrahja britanike

    Parlamenti britanik miratoi mocionin e Kearns për Kosovën

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 19:06

    Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik ka miratuar të enjten një mocion për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën të propozuar nga deputetja Alicia Kearns, me të cilën Britania mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës.

    Ky mocion u propozua nga Kearns pas një debati që u zhvillua mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

    “Kërkoj që kjo Dhomë të lëvizë në njohjen e situatës akute të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, të dënojë sulmin e militantëve nacionalistë serbë në Banjskë në Kosovë më 24 shtator 2023”, thuhet në mocionin e propozuar nga deputetja Kearns, i miratuar në Parlamentin britanik.

    Po ashtu në mocionin e miratuar kërkohet të mbështet autoritetin i Gjykatës Kushtetuese në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të dënohet ndërhyrjen ruse në Ballkan.

    Kearns thirrje Qeverisë britanike ta kundërshtojë lidhjen e anëtarësimit në KiE me Asociacionin

    “Parlamenti vëren me shqetësim retorikën politike irredentiste pro-ruse dhe pro-serbe në Mal të Zi dhe i kërkon qeverisë të rrisë angazhimin e saj me partnerët rajonalë dhe aleatët ndërkombëtarë për të përmirësuar peizazhin e sigurisë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në mocionin e miratuar në Londër.

    “E kënaqur që Parlamenti sot njëzëri ra dakord me këtë mocion për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kearns në platformën “X”.

    Deputetja Alicia Kearns në fjalimin e mbajtur gjatë debatit mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor në Parlamentin britanik, ka folur rreth sulmit në Banjskë, anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Asociacionin dhe kërcënimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

    Kearns ka bërë të ditur se SHBA ka përfunduar një raport mbi përgjegjësit e sulmit në Banjskë, i cili ende nuk është publikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!