×
  • Lajme
  • Lajme / Debati në Kuvend

    Haxhiu: Departamentin amerikan të Shtetit nuk e vendos në lajthitje Senati, e lëre më deputetët e Kosovës

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 19:32

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në debatin që po zhvillohet në Kuvend në lidhje me raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, është kundërpërgjigjur akuzave nga pozita se deputetët e opozitës e kanë vendosur në lajthitje DASH-in sa i përket raportit për Kosovën.

    “Thanë se ky raport është publikuar se ka dalë në lajthitje DASH-i. Kush more me vendos në lajthitje Departamentin amerikan të Shtetit? Opozita a? Shoqëria civile? Por Departamentin amerikan të Shtetit nuk e ka vënë në lajthitje Senati, e lëre më deputetët e Kosovës. Mos kështu”, ka thënë deputeti Haxhiu.

    “Unë kam pritur që vërtetë ne duhet që pas këtij raporti ta diskutojmë bashkërisht për strategjinë kundër korrupsionit. Kjo është detyrë e jona si Kuvend: të obligojmë Qeverinë që të hartojë strategjinë e luftës kundër korrupsionit”, ka thënë veç të tjerash ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!