×
  • Lajme
  • Lajme / Drejtësi

    Pamjet e torturës së gruas në parkingun në Prishtinë, aktakuzë ndaj të dyshuarit

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 11:00

    Burri nga Peja që para dy ditë tmerroi me pamjet duke torturuar një grua në një parking në Prishtinë, nga sot do të përballet me gjyqin për veprimin e tij, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Kjo pasi, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit, i cili ditë më parë me forcë e kishte futur në veturën e saj një grua, derisa kishte kanosur edhe një vozitës tjetër. I njëjti edhe i kishte dëmtuar veturat e viktimave, sipas Prokurorisë.

    Rasti kishte ndodhur të mërkurën, rreth orës 12:30, në kryeqytet, derisa i dyshuari u arrestua disa orë pasi pamjet e dhunës u bënë virale në media dhe internet.

    Pejani dyshohet për veprat penale “Kanosja”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

    Po ashtu, në aktakuzë, Prokurori i Shtetit ka kërkuar edhe paraburgim për të dyshuarin.

    Pamje të frikshme, një burrë torturon dy gra në një parking në qendër të Prishtinës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!