×
  • Lajme
  • Lajme / Vuajtjet e dënimeve

    Pas Danimarkës e Belgjikës, edhe Austria propozon t’i sjellë të burgosurit në Kosovë

    Reporteri
    07 Maj 2024 | 19:31
    Foto: Robert Jaeger/AFP via Getty Images

    Qeveria austriake dëshiron të mundësojë transferimin e kriminelëve të dënuar nga vendet joanëtare të BE-së për të vuajtur dënimin në Kosovë.

    Ministri i Brendshëm austriak Gerhard Karner, i cili të hënën mori pjesë në një konferencë për migracionin në Kopenhagë, diskutoi këtë ide me ministrin danez të Drejtësisë Peter Hummelgaard të cilin e ka takuar sot.

    “Objeksionet e paraburgimit si ato të planifikuara nga Danimarka në Kosovë janë gjithashtu pjesë e planit austriak të kancelarit federal Karl Nehammer”, ke dekalruar Karner më pas, shkruan Politico.

    “Ne duam të intensifikojmë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar”, ka shtuar tutje Karner.

    Para Austrisë, Danimarka ka pasur të njejtën kërkesë. Marrëveshja mes qeverisë daneze dhe Kosovës për burgjet me qira ende s’është finalizuar. Gjithashtu edhe një politikan belg e ka plasuar si ide që të ndjekin shembullin e Danimarkës për të marrë burgje me qira në Kosovë

    Ditë më parë, Aleanca e Re Flamane (N-VA), partia opozitare belge, ka propozuar ndërtimin e një burgu në Kosovë për të strehuar të burgosurit pa dokumente që janë në Belgjikë. Ky propozim është bërë nga deputeti i kësaj partie, Theo Francken, në një intervistë për “Het Nieuwsblad“, i cili ka thënë se është frymëzuar nga marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës. Megjithatë, realizimi është shumë i vështirë.

    Danimarka do t’ia paguajë Kosovës 210 milionë euro gjatë 10 vjetëve për të akomoduar rreth 300 të burgosur që janë kapur duke qëndruar ilegalisht në shtetin nordik. Marrëveshja është duke pritur ratifikimin në Kuvendin e Kosovës.

    Deputeti Francken ka thënë se dërgimi i të burgosurve pa dokumente nga Belgjika në Kosovë është ide që i përshtatet ndalimit të azilit që ai dhe partia e tij e kanë mbrojtur për shumë kohë.

    Belgjika frymëzohet nga Danimarka, propozon dërgimin e të burgosurve në Kosovë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!