Një 28-vjeçar u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në zonën e Astirit.
Viktima është identifikuar si Vilson Tafçiu. Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar në një lokal në rrugën “Teodor Keko” kur është thirrur nga autorët për të dalë jashtë.
Ai është qëlluar me dy plumba nga persona ende të paidentifikuar.
Mediat shqiptare kanë publikuar pamjet ku Tafçiu shihet i shtrirë në rrugë.