Një tërmet tjetër ka prekur Shqipërinë.
IGJEUM njofton se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 të shkallës rihter dhe thellësi 5 km.
Sipas të dhënave të para, tërmeti ka qenë me epiqendër në Lushnje. Tërmeti ka rënë në orën 21:40 në kohën lokale.
Tërmeti ka qenë 30 km në jugpërendim të Elbasanit dhe 8 km në verilindje të Lushnjës.
Tërmeti ka ndodhur në ora 21:21.
Edhe gjatë ditës së mërkurë Shqipëria është goditur nga disa tërmete me epiqendër Lushnjen.
Vitin e kaluar një tërmet i fuqishëm pati goditur Shqipërinë ku mbetën të vdekur mbi 50 persona, qindra të lënduar e mijëra të pastrehë si pasojë e shembjeve dhe dëmtimeve të shtëpive dhe banesave.