Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku ka mbetur viktimë 27-vjeçari Mehmet Qema.
Report Tv ka siguruar foton e të riut Mehmet Qema, i cili mbeti i vrarë pas një konflikti me mikun e tij në rrugën ‘5 Maj’ në Tiranë.
Autori është identifikuar nga policia, i cili është Marjus Dema dhe është në kërkim të tij që prej mesnatës ku ka ngritur postblloqe të ndryshme në rrugën hyrëse e dalëse të Tiranës si dhe po bën krehjen e zonës.
Dy të rinjtë Qema dhe Dema ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të miqve të tjerëve ku dyshohet se mes tyre ka nisur një debat dhe nga ky konflikt i çastit është përdorur dhe arma e zjarrit që la të vdekur 27-vjeçarin.
27-vjeçari u plagos rëndë me armë zjarri duke mos i mbijetuar dot plagëve dhe humbi jetën në spital. Viktima nuk njihet si person me precedent penal, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.