×
  • Lajme
  • Lajme

    Voziti me fëmijë në prehër, dënohet me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patentë shoferi për 6 muaj

    Reporteri
    04 Maj 2024 | 16:35

    Policia ka ndëshkuar një shofer në Mitrovicë, pasi i njëjti ishte duke drejtuar automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.

    Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.

    Në bazë të ligjit 08/L-186, paragrafi 10, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej katërqind (400) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë (6) muaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!