×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi ndryshon pamje, vendos kapuçin e UÇK-së

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 16:48

    Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka bërë një ndryshim të vogël në dukjen para aparatit fotografik.


    Siç shihet në fotografitë që i ka publikuar vetë, Thaçi ka vendosur në kokë sërish kapuçin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Këtë veprim presidenti e bëri gjatë qëndrimit në fshatin Planejë të Hasit, ku qëndroi për të kujtuar betejën e Pashtrikut.

    “Në Planejë të Hasit, njëzet vjet pas, për të kujtuar një prej betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fronti i Pashtrikut ishte fronti i shpresës dhe besimit për të gjithë luftëtarët e lirisë se dita e fitores po afrohej”, ka shkruar Thaçi.

    Ndryshe, presidenti Thaçi shpesh vendos që të vesh rroba të UÇK-së. Hera e fundit ishte në ditën e krijimit të ushtrisë së Kosovës, ku veshi jaknen e FSK-së./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!