×
  • Lajme
  • Lajme / Hagë

    Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmia e sotme në seancë të mbyllur

    Reporteri
    25 Prill 2024 | 9:49

    Në Gjykatën Speciale në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Seanca është paraparë të fillojë nga ora 09:00 dhe të zgjasë deri në orën 16:30.

    Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, ka thënë për Reporteri.net se seanca e sotme është e mbyllur për publikun.

    “Dëshmitari i sotëm do të dëshmojë në seancë të mbyllur”, tha Bennett.

    Gjyqi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka nisur më 3 prill në Dhomat e Specializuara të Kosovës, që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!