×
  • Show Time
  • Show Time

    Gazeta gjermane e “shpall” Duda Baljen politikanen më të bukur në Ballkan

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 23:35

    Duda Balje është ndër politikanet më të komentuara në Kosovë. Ajo komentohet shumë për stilin e saj të veçantë dhe shumë interesant.


    Së fundmi për bukurinë dhe sharmin e saj kanë shkruar edhe mediat gjermane. Gazeta gjermane Kosmo e ka cilësuar ndër politikanet më të bukura në Ballkan, shkruan Reporteri.net.

    Ajo i ka kushtuar asaj një artikull të veçantë, ku shkruan për jetën e saj dhe aktivitetet politike.

    “Ish-deputetja e parlamentit të Kosovë, Duda Balje (42), shkaktoi “tërmet” për shkak të pasurisë së saj të madhe. Ajo përmendet edhe si politikania më e bukur në Ballkan” thuhet ndër të tjera në artikullin e gazetës.

    Balje është një politikane kosovare me origjinë boshnjake. Ajo ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Ajo ka një diplomë master në administrimin e biznesit dhe doktoraturë në menaxhimin e burimeve njerëzore, është e martuar dhe ka tre fëmijë, përfundon artikulli. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!