×
  • Show Time
  • Show Time

    Traileri i ‘La Casa de Papel 5’ del nesër, ja si reagon Lisboa pasi e sheh për herë të parë paralajmërimin

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 22:51

    ‘La Casa de Papel’ është një nga serialet më të pëlqyer për publikun. Netflix i ka konfirmuar datat e publikimit të episodeve të sezonit të pestë të serialit të shumëpopullarizuar, “La Casa de Papel”.


    Traileri i sezonit të pestë vëllimit 1, pritet të publikohet të hënën e 2 gushtit, shkruan Reporteri.net.

    Një nga aktoret kryesore të serialit, Lisboa, ka publikuar videon e reagimit të saj pasi ka parë videon e trailerit.

    Ajo shprehet se ka mbetur pa fjalë pasi e shikoi trailerin.

    Lisboa thotë se shpreson se do t’iu pëlqejë edhe fansave të serialit.

     

    Sipas njoftimit të bërë në Instagram nga seriali sezoni i pestë është i ndarë në dy pjesë që pritet të publikohen në shtator.

    Vëllimi i parë është konfirmuar të publikohet në datën 3 shtator vetëm në Netflix, ndërsa i dyti në datat 2-3 dhjetor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!