×
  • Sport
  • Sport

    Fitore bindëse e “Dardanëve” ndaj Qipros, i mbijetojnë me sukses Ligës C

    Reporteri
    27 Shtator 2022 | 22:50

    Ka përfunduar ndeshja mes Kosovës dhe Qipros, ku kombëtarja e Kosovës shkëlqeu në lojë, me rezultat përfundimtar 5:1, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Golin e parë të epërsisë për Kosovën e shënoi Florent Muslija në mintën e 22të, për të vazhduar me golin e dytë i shënuar nga Donat Rrudhani në minutën e parë të vazhdimit të pjesës së parë.

     

    Ky ishte goli i parë i tij me fanellën e Dardanëve.

     

    Ishte Elbasan Rashani ai i cili e trefishoi rezultatin në favor të Kosovës, duke shënuar një gol të shkëlqyer në minutën e 46të.

     

    Rezultati u thellua edhe më tepër me ndihmën e Vedat Muriqit, i cili shënoi për Kosovën në minutën e 52të të ndeshjes.

     

    Kombëtarja e Qipros nuk u dorëzua edhe pas katër golave, dhe në minutën e 81të shënoi golin e parë.

    Autor i golit ishte Valentin Roberge.

     

    Sidoqoftë, rezultatit përfundimtar ia vendosi vulën sërish Vedat Muriqi, me një gol nga distanca, të cilin e shënoi në minutën e 84të, duke mbyllur ndeshjen me rezultat 5:1 në favor të Kombëtares së Kosovës.

     

    Kosova ka siguruar kështu 9 pikë, duke e mbyllur edicionin si e dyta në grup, me ç’rast siguroi pjesëmarrjen në Ligën C të Ligës së Kombeve edhe për edicionin e ardhshëm. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!