Prokuroria ka nisur hetimet ndaj Sali Zybës të Vetëvendosjes pas kërcënimeve që ai ia bëri të martën Shpend Ahmetit të PSD-së.
Zyba, kandidati për deputet nga Vetëvendosje, kishte krahasur ish-partiakun e tij të dikurshëm, Shpend Ahmetin me Xhabir Zharkun e dikurshëm të PDK-së.
“Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti”, ka shkruar Zyba në Facebook, transmeton Insajderi.
“I sigurt jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”.
Salih Zyba lozë pushtetarin e rreptë, e kërcënon hapur Shpend Ahmetin
Hetimet paraprake kanë nisur edhe për Ilir Gashin e PDK-së, i cili vetëm një ditë më pas e kërcënoi Albin Kurtin.
“Albin, lidhi qent endacak! Se për 6 muaj fatin e Gadafit e përjeton! Duhët të jesh kriminel i lindur që të kërcnosh në këtë formë akoma pa marrë pushtet!”, kishte shkruar Gashi në Facebook.
Zyrtari i PDK-së kërcënon Albin Kurtin: Do ta përjetosh fatin e Gaddafit
Lajmin për nisjen e hetimeve e kanë konfirmuar për Insajderin zyrtarë brenda Prokurorisë.