Ka përfunduar intervistimi i Kadri Veselit nga prokurorët e specilizuar të Hagës.
Sipas Klan Kosovës intervistimi i Veselit ka zgjatur rreth 3 orë, kurse nuk ka pasur një deklaratë nga Veseli pas përfundimit të intervistës, shkruan Reporteri.net.
Veseli është paraqitur bashkë me avokatin e tij Ben Emerson.
Ai dje para se të intervistohej ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë e pastër dhe është e kaluar që sipas Veselit nuk do ta ndërronte me asgjë në botë. /Reporteri.net/.