Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili me veturën e tij rrezikonte jetën e qytetarëve me vozitje të rrezikshme në Prishtinë.
Videot e publikuara nga ‘Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë’ e shfaqnin atë duke vozitur veturën në rrugën C në Prishtinë pothuajse çdo natë.
https://www.facebook.com/vrojtuesitPrishtine/videos/127096695306705/
Deri te arrestimi erdhi pasi banorët ishin ankuar se ndiheshin të rrezikuar nga vozitjet e pakujdesshme dhe zhurmat e mëdha në orët e vona të natës.