Ish Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk do ta presë në zyrë, Ministrin e ri të Drejtësisë, Selim Selimi nga radhët e AAK-së, shkruan Reporteri.net
Albulena Haxhiu i kthehet partisë. Sot ajo përfundoi punën si Ministre e Drejtësisë dhe nuk do të jetë as deputete.
“Do t’i përvjeli mëngët dhe do të punojë me qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo për Klan Kosovën teksa është pyetur se çfarë angazhimesh do të ketë tash. Tha se beson se në zgjedhjet e ardhshme, VV do të fitojë 51 %.
Haxhiu tha se nuk e njeh personalisht ministrin e ri por konfirmoi se nuk do ta presë në zyrë dhe njëjtë sipas saj do të bëjnë edhe ministrat tjerë të VV-së.
“Unë nuk do ta dorëzoj detyrën. Njësoj do të veprojnë edhe ministrat nga radhët e Vetëvendosjes”, ka deklaruar ajo./Reporteri