Përderisa njësitë Speciale të Policisë së Kosovës po zhvillojnë një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka injoruar këtë ngjarje duke u marrë me një event sportiv.
Ai është marrë me lojën e vajzave të Kosovës në futboll, shkruan Reporteri.net.
“Vajzat e përfaqësueses së Kosovës në futboll na bënë krenarë me fitoren e radhës në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2021” kundër Estonisë. Sukese të mëtejme! #çikatekosovës ?? ⚽️ ?”. Ka shkruar ai.
Ndryshe, në fshatin Karacevë të Kamenicës është duke u zhvilluar një aksion i madh i Policisë, ku mësohet se janë arrestuar 16 persona, në mesin e tyre edhe 8 zyrtarë të policisë së Kosovës.
https://www.facebook.com/215598455177188/posts/4354288417974817/?extid=rvrzZByVUKMhSqeN&d=n