Pasi i nominuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, publikoi sloganin, “shteti shtet”, shumë përdorues të rrjeteve sociale shpërthyen me humor, ndërsa e kanë lakuar në trajta të ndryshme.
Kështu ka bërë edhe analisti politik, Imer Mushkolaj, i cili duket se është inspiruar nga slogani i LDK’së, pas reshjeve të borës që nisën mbrëmë.
Ai në një postim në profilin e tij në Facebook ka shkruar “Dimri. Dimër”.
Slogani i LDK’së “shteti shtet” është shpalosur zyrtarisht, pas disa versioneve të tjera të sloganeve që ishin publikuar nga anëtarë të kësaj partie.