Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, e që prej 32 mijë fletëvotimeve, tashmë janë numëruar gjysma e tyre.
Deri tani Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjysmën e votave, gjithsej 7 mijë e 689 vota.
Subjekti i dytë me më së shumti vota vazhdon të jetë Partia Demokratike e Kosovës, me 2 mijë e 590 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 1 mijë e 636 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1 mijë e 301 vota.
Nisma Socialdemokrate deri tani ka arritur të marrë 373 vota.
Lista Serbe ka marrë 318 vota.
/Reporteri.net/.