Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas sulmit me vezë që iu bë sot nga disa të rinj në Vranjevc gjatë një tubimi me qytetar.
Ai ka thënë se në Prishtinë ka shumë të pakënaqur por nuk ka vend për panik.
“Takimet me banoret e Prishtinës dhe diskutimet e lira e te hapura jane baze e lirise se shprehjes. Ka shume te pakënaqur ne qytetin tone. Mirepo nuk ka vend per panike.
Prishtines do t’i kthehet buzeqeshja e dashnia”, ka shkruar ai.
Menjëherë pas sulmi Gazeta Online “reporteri.net”, ka kontaktuar me zëdhënësen e LDK-së, Sibel Halimi.
Ajo ka thënë për “Reporteri.net”, se ka qenë bashkë me Ramën në tubimin ku u u sulmua me vezë.
Halimi ka thënë se të rinjtë që e sulmuan në momentin e sulmit kanë brohoritur Vetëvendosje, Vetëvendosje.
“Ishim bashkë një grup të rinj të pakënaqur filluan të brohorisnin Vetëvendosje, Vetëvendosje dhe gjuajtën me vezë”, tha ajo.
Halimi ka treguar se rasti është paraqitur edhe në Polici.
“Rasti është lajmëruar në polici edhe para se të mbahet tubimi”. Tha ajo.
Halimi nuk e ka akuzuar Vetëvendosjen.
“Jo nuk e akuzoj, vetëm po tregoj si rrodhi ngjarja”, tha Halimi./Reporteri.net