×
  • Lajme
  • Lajme / E konfirmon Prokuroria

    Rasti me dy të vdekur në Kolovicë, arrestohet Arijan Sijarina, njërin nga të dyshuarit

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 17:04

    Lidhur me ngjarjen e javëve më parë ku mbetën të vdekur dy persona në lagjen Kolovica në Prishtinë, tashmë është arrestuar njëri nga të dyshuarit që ishte shpallur në kërkim, Arijan Sijarina.

    Rastin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

    Ulaj ka bërë të ditur se i dyshuari A.S dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pautorizuar të armëve”, si dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

    I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të pandehurit A.S., për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” (në tentativë), “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas KPRK-së. I pandehuri gjendet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit, prokuroria do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Reporteri.net.

    Policia e Kosovës javë më parë ka shpallur në kërkim edhe dy vëllezër për të cilët dyshohen për vrasje të rëndë, Ahmet dhe Naim Berisha. Për të njëjtit policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të bashkëpunojnë nëse kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tyre.

    Poashtu, përveç dy vëllezërve policia kishte shpallur në kërkim edhe Arijan Sijarinën dhe Fitim Dodën, ku tashmë që të dy janë arrestuar./Reporteri.net/

    Një nga personat e përfshirë në vrasjen në Prishtinë, e kishte rrahur Feron në vitin 2018

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!