×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i DASH-it

    Haxhiu, PDK: Korrupsioni ka emrin e Kurtit dhe qeverisë së tij

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 17:19

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar pushtetin lidhur me Raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Sipas Haxhiut, VV erdhi në pushtet me premtimin “hajnat në burg”, por që siç thotë ai tani po i mbrojnë ata.

    Deputeti i PDK-së tha se Kurti nuk ka ndenjur në seancë për të mbrojtur veten, andaj s’kanë pse e mbrojtë deputetët e VV-së.

    Haxhiu poashtu tha se korrupsioni ka emrin e Kurtit dhe qeverisë së tij.

    “Kësi niveli nuk ka pasur të deputetëve asnjëherë, që vijnë e mbrojnë hajninë dhe kanë ardh në pushtet me premtimin “hajnat në burg” e tash po i mbrojna hajnat. Tash i mbrojnë për kapak nder që u kanë bërë, ua kanë marrë nga një familjar. Qeveria s’ka ardh me e mbrojt veten. Kë po doni me e mbrojt ju, këta veten skanë ardhur me e mbrojt. Korrupsioni ka emër, ai është Albin Kurti dhe qeveria e tij. Kurti e ka nënshkru shmangien e procedurave të prokurimit për blerjen e rezervave shtetërore për me ja dhënë mikut të tij Ridvan Muharremit. Pse po e mbroni ju, kur ai sdon me e mbrojt veten. Mbrone ju mbrone, por prap keni me shku tek qytetari”, tha Haxhiu./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!