Policia në Prizren pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar B.O,. mashkull, kosovar, i datëlindjes 1988.
Ky person kërkohej ne bazë të urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren.
I dyshuari kërkohej për veprën penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. I njëjti me vendim te gjykatës dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.