Kuvendi i Kosovës ka shkuar në 10 minuta pauzë.
Kjo pasi që LDK ka paraqitur një pikë të re në Rezolutën që e propozoi Qeveria dhe Vetëvendosje.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka treguar se pika që propozohet nga partia e tij është ajo që Kuvendi të kërkojë nga Qeveria të përdor praktikat ndërkombëtare dhe të jetë në koordinim me partnerët strategjik për gjetjen e një zgjidhjeje në këtë situatë.
Pas harmonizimit dhe diskutimeve, Kuvendi pritet ta votojë rezolutën e përbashkët.
Ndërkaq, AAK ka dhënë përkrahje pa kushte për rezolutën e Qeverisë.
PDK ndërkaq nuk po merr pjesë fare në seancë.