×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Ambasadori amerikan i shkon në zyrë Kurtit

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 16:37

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Takimin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net edhe zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

    “Është takim i rregullt javor”, ka thënë shkurtimisht Kryeziu për Reporteri.net.

    Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është tema kryesore e ditëve të fundit. Kanë qenë të pareshtura thirrjet që janë bërë këto javë.

    Hiç më larg se të mërkurën e javës së kaluar, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i ka kërkuar Kosovës që të bëjë “përparim urgjent” sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Kjo pas një takimi që ai ka pasur me kryeministrin Kurti.

    “SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të lëvizur përpara ne na duhet zbatimi i zotimeve të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, përfshirë edhe përparimin urgjent sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sot diskutova me kryeministrin Kurti për hapat pozitivë që janë të nevojshme”, kishte shkruar ai në “X”.

    Për takimin që pati me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazimë, James O’Brien, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, ka shkruar edhe vetë kryeministri Kurti.

    Kurti tha se me të ka biseduar për rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes bazike me Serbinë.

    “Dje kam takuar ndihmëssekretarin e shtetit amerikan Jim O’Brien dhe ambasadorin Jef Hovenier. Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të marrëveshjes bazike. Ne gjithmonë do të jemi mirënjjohës ndaj SHBA-së për rolin qendror dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”./Reporteri.net/

    Kurti për takimin me O’Brien ku iu kërkuan hapa urgjent drejt Asociacionit: Folëm për zbatimin e plotë të marrëveshjes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!