Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur para protestuesve të mbledhur në tubimin kundër shtrenjtimit të rrymës.
Molliqaj ka thënë se pjesëmarrja e protestuesve në këtë masë kaq të madhe tregon se qytetarët nuk po e dorëzojnë dhe delegojnë lirinë.
Ai e ka quajtur frikacak kryeministrin Kurti, derisa ka thënë se kauzat e tij për vite me radhë kanë qenë të rrejshme.
“Brenda kësaj qeverie është një tuc që e e sheh veten si supermen. Ky njeri nuk ka as shokë as shoqe me bashkëpunu ka veç instrumente me përdorë dhe armiq me i luftu. Trimat kanë shokë e shoqe, tucat instrumente me i përdorë”, u shpreh Molliqaj në protestë.
Molliqaj është përplasur me Policinë e Kosovës gjatë protestës teksa ka tentuar të arrijë të shkallët.
Në disa momente ai edhe ka shtyrë policët e Kosovës të cilët më pas u tërhoqën.