Disa fshatra të Gjakovës po përballen me mungesë të ashpër të energjisë elektrike.
Reporteri.net mëson se fshatrat: Dobrixha, Skivjani, Firaja, Novosella, Dujaka, Biteshi, Hereqi dhe Palabardhi për më shumë se 24 orë kanë mbetur pa rrymë.
Në terr të plotë banorët e këtyre fshatrave kanë mbetur nga ora 16:00 e së dielës dhe nuk kanë ndonjë informatë se kur mund t’iu vijën dritat.
Reporteri.net raportoi edhe një javë më parë për mungesë të rrymës në fshatrat e kësaj komune.
Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala kishe deklaruar për Reporteri.net se shkak e mungesës së rrymës janë bërë kushtet e rënda atmosferike. /Reporteri.net/.