Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të shkollës “Gjergj Fishta” në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfimuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.
Të përfshirë në aksident kanë qenë dy vetura.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 18:40 në kryqëzimin që lidhë rrugën ‘Bajram Kelmendi’ me rrugën ‘Mustafë Hoxha’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare aksidenti është vetëm më dëme materiale”. /Reporteri.net