×
  • Lajme
  • Botë

    Aksidentohet Tesla ‘pa shofer’, vdesin dy pasagjerë

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 23:27

    Dy burra u aksidentuan për vdekje pasi një veturë Tesla u përplas me një pemë dhe mori flakë në Teksas, gjersa policia beson se askush nuk ishte i pranishëm në vendin e shoferit në kohën e aksidentit.


    Tesla Model S 2019 po udhëtonte me një shpejtësi të lartë kur nuk arriti të perceptonte një rrugë me kthesa.

    Viktimat, të dy në të 50-tat e tyre, u gjetën në ulësen e pasagjerit, në pjesën e pasme të automjetit, raporton BBC.

    Provat sugjerojnë se “askush nuk po drejtonte automjetin në kohën e goditjes”, tha Mark Herman, polici i Rajonit 4 të Harris, duke shtuar se çështja është ende nën hetime.

    Është e paqartë nëse tipari Autopilot i Tesla ishte në përdorim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!