×
  • Lajme
  • Botë

    Armeni: Armatimet ruse në fushëbetejë u treguan të padobishme

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 15:07

    Pas humbjeve të mëdha që kishin pësuar, Forcat ushtarake armene në konfliktin me Azerbajxhanin, vijnë kritikat e para nga Armenia, të cilët fajin kryesor për humbjet në teren ua hedhin armatimeve ruse, të cilat në luftime ishin treguar pothuajse të padobishme.


    Se pse fajësohen armatimet ruse më së miri mund ta shpjegoj fakti se gjatë pesë viteve të fundit, 94 për qind e të gjitha armatimeve të blera nga Armenia, ishin armatime ruse.

    Dështimin më të madh në luftime e kanë treguar sistemet ruse të mbrojtjes kundërajrore “Tor”, “Pancir” dhe “S-300”, të cilët nuk kishin arritur ti ndalojnë Dronët azer, të cilët me shumë lehtësi i kishin shkatërruar shumicën e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore dhe makineritë e blinduara armene.

    Rezultatet më të dobëta nga tri sistemet e mbrojtjes kundërajrore, i kishte sistemi më i ri i mbrojtjes kundërajrore ruse “Tor”, i cili jo që nuk kishte mundur të detektonte dhe të rrezonte Dronët azer, por për një kohë të shkurt Ushtria azere kishte arritur të shkatërronte pesë sisteme kundër ajrore ruse “Tor”.

    Pos dështimit të armatimeve ruse, kritikë e madhe shkon edhe për qasjen dhe rolin e Rusisë ndaj shteteve që i quan aleate.

    Armenia në fund të vitit të kaluar kishte blerë nga Rusia katër aeroplan luftarak Su-30SM dhe ishte në negociata për blerjen edhe së paku tetë aeroplanëve Su-30SM.
    Blerja e katër aeroplanëve Su-30SM ishin cilësuar dështim, si për shkak të performancës së dobët, ashtu edhe për shkak se pala ruse nuk e kishte furnizuar Ushtrinë armene me raketa për këta aeroplan. Për këto dy arsye, Ushtria armene nuk kishte mundur ti shfrytëzoj në luftime aeroplanët e blerë nga Rusia.

    Se Rusia nuk e kishte furnizuar Armenin me raketa për Su-30SM, e thotë edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Armene, Movsen Hakobyan, i cili thotë se për këtë arsye qysh në fillim ishte kundër blerjes së këtyre aeroplanëve rus.
    Pos kritikave për armatimet ruse, në Armeni kanë filluar të ngiten dyshime edhe për mos mbështetjen ruse të Armenisë, e cila është anëtare e Organizatës Kolektive të Sigurisë (CSTO), organizatë e krijuar nga Rusia dhe e cila ka si obligim ofrimin e ndihmës për shtetet anëtare.

    Rritja e dyshimet te armenët se janë tradhtuar nga Rusia, ka të bëj me Strategjinë e Rusisë për të manipuluar, duke shfrytëzuar konfliktet në mes popujve, me qëllim rritjen e ndikimit jashtë kufijve të saj. Rusia në rastin e Armenisë, përmes konfliktit të izoluar dhe mos implikimit direkt, ka arritur të ndryshoj forcat në teren, ku përmes marrëveshjes për ndalimin e luftimeve ka arritur të imponoi trupat e saja ushtarake në cilësinë e paqeruajtësve, trupa të cilat në të ardhmen do ti përdorë për të shantazhuar si Armeninë ashtu edhe Azerbajxhanin.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!