×
  • Lajme
  • Botë

    Dita e pestë e luftimeve: Djali i kryeministrit të Armenisë niset për në luftë

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 18:01

    Për të pestën ditë me radhë, konflikti në Kaukaz midis Armenisë dhe Azerbajxhanit po vazhdon. Të dy vendet akuzojnë njëri-tjetrin për fillimin e konfliktit.


    Në të njëjtën kohë, po vazhdon numërimi i viktimave dhe përcaktimi i dëmit material nga të dy palët. Rajoni i diskutueshëm i Nago-Karabakut mbetet akoma një pengesë, transmeton Reporteri.

    Konflikti filloi më 27 shtator, kur Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se Forcat e Armatosura të Armenisë granatuan vendet në vijën e demarkacionit në Karabak.

    Mediat e huaja raportojnë gjithashtu se ekziston frika për ndërhyrjen e faktorëve të huaj, të tillë si Turqia, Irani ose Rusia, kështu që në këtë konflikt, çështja nuk është më “kush është më i fortë”, por kush ka aleatë më të fortë.

    Mediat e huaja po ashtu raportojnë djali i Kryeministrit të Armenisë, Ascot Pashinyan, po shkon në Nago-Karabak, ku luftimet me Azerbajxhanin vazhdojnë pasi situata u përshkallëzua në fund të javës së kaluar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!