×
  • Lajme
  • Botë

    Eskorta e Donald Trump pëson aksident

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 9:32

    Eskorta e presidentit të SHBA’së Donald Trump është përfshirë në një aksident zinxhiror ku disa policë me motoçikleta janë lënduar.


    Shtëpia e Bardhë ka thënë për gazetarët se disa oficerë të policisë janë aksidentuar në vozitjen e eskortës së presidentit Trump afër aeroportit. Asnjë nga oficerët policorë nuk ka pësuar ndonjë dëmtim të rëndë.

    “Vetura e presidentit nuk është përfshirë në incident dhe Trump nuk është lënduar”, thotë deklarata zyrtare për gazetarë e Shtëpisë së Bardhë.

    Incidenti ka ndodhur derisa Trump po udhëtonte nga aeroporti Chennault në Lake Charles, Luiziana në terminalin Camron LNG, që ndodhej diku 30 milje larg

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!