×
  • Lajme
  • Botë

    Fotografia që përloti të gjithë: Arrestohen tre burra me burg të përjetshëm në lidhje me vrasjen e vogëlushit

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 14:15

    Tre persona që besohet të jenë organizatorë të një unaze të trafikimit të qenieve njerëzore u dënuan në një gjykatë turke, me 125 vit burg për secilin pas vdekjes së vogëlushit siran Aylan Kurdi.


    Trupi i pajetë i tre vjeçarit u gjet në një plazh në Turqi, kështu që fotografia u bë simbol i krizës së refugjatëve sirianë në 2015.
    Gjykata e Lartë Penale e Bodrum në Mugla, dënoi të pandehurit për krimin e ‘’vrasjes me qëllim’’.

    Trafikantët, të arratisurit nga drejtësia, ishin kapur nga forcat turke të sigurisë këtë javë në provincën jugore të Adana, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Andalou.

    Aylan ishte një nga 14 refugjatët sirianë, duke përfshirë tetë fëmijë, të cilët morën një varkë që u fundos në Detin Egje ndërsa udhëtonte për në ishujt Grekë. Vdiq edhe vëllai i Aylan, Galipi, 5 vjeç, dhe nëna Rihan, 35 vjeç. Babai i tij, Abdullahu, mbijetoi.

    “Valët ishin aq të larta, dhe kapiteni u tërhoq dhe u hodh në det,” tha Abdullah. “Unë i mora gruan dhe fëmijët e mi në krahë, por ata ishin të gjithë të vdekur”.

    Familja ishte duke ikur në qytetin sirian të Kobani, i cili ishte shkatërruar kur ISIS u përpoq ta kapë atë, duke lënë gati të gjithë atje pa shtëpi, gazeta Metro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!