×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Përleshja me mjete të forta në Prishtinë, policia arreston pesë të dyshuar

    Reporteri
    26 Prill 2024 | 9:03

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë të dyshuar për një përleshje në Prishtinë.

    Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 23:00, teksa ishin përdorur edhe mjete të forta. Të dyshuarit sipas policisë pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishin sulmuar fizikisht me mjete të forta dy viktimat meshkuj kosovarë.

    Dy viktimat dhe njëri prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor.

    Siç njofton Policia e Kosovës, te gjithë personat e përfshirë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon në procedurë hetimore.

    “Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishin sulmuar fizikisht me mjete të forta dy viktimat meshkuj kosovarë. Dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna me armë zjarri pasi që në vendin ngjarjes është gjetur një gëzhojë. Dy viktimat dhe njëri prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor. Te gjithë personat e përfshirë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!