×
  • Lajme
  • Botë

    Frikë nga dëbimi, shqiptarja me 2 fëmijë u fshihet autoriteteve franceze, fshati i vjen në ndihmë

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 23:10

    Një fshat i tërë po mobilizohet në Herault në Francës kundër vendimit prefektural për të dëbuar një familje shqiptare.


    Banorët e Fraisse-sur-Agoût po mobilizohen në mënyrë që nëna 39 vjeçare dhe dy fëmijët e saj 11 dhe 15 vjeç mund të qëndrojnë në Francë.

    Të gjitha mjetet juridike dhe administrative për të qëndruar në Francë janë shteruar. Kjo familje mbërriti në fshat shtatorin e kaluar pasi më parë kishte qëndruar në Béziers.

    Që nga 10 Korriku, familjes i është kërkuar që të largohet nga Franca. Frika se xhandarët mund të merrnin Florën dhe dy fëmijët e saj Eri dhe Ben, ka bërë që ata të braktisnin gjithçka madje edhe apartamentin e vënë në dispozicion. Ata janë larguar nga apartamenti vetëm e rrobat e trupit duke mos pasur mundësi për të marrë gjërat e tjera.

    Sandrine, një banore nga komiteti mbështetës, e mirëpriti dhe mbajti për 5 muaj në shtëpi nënë me dy fëmijë derisa ajo gjeti shtëpi në fshat. Ajo po lufton si shumë banorë të tjerë në mbështetje të nënës shqiptare në mënyrë që afati i lejes së qëndrimit të shtyhet.

    “Çdo rast është i ndryshëm, duhet të ketë një zgjidhje, ata kanë mësuar frëngjishten, janë integruar mirë në fshat”, tha ajo.

    Në fshat askush nuk e di se ku fshihet Flora dhe fëmijët e saj.

    Kjo nënë iku nga Shqipëria pasi ishte viktimë e dhunës në familje. Fëmijët janë arsimuar në Francë prej 3 vitesh ku i vogli ndjek kopshtin “Fraïsse-sur-Agout” ndërsa më i rrituri shkon në kolegj në “Saint-Pons”.

    “Ajo kishte arritur të rindërtojë jetën e saj, të harrojë vitet e saj të abuzimit dhe vuajtjes”, tha Agnes.

    Një peticion u nënshkrua brenda 10 ditëve dhe e firmosën më shumë se 400 vetë. Një demonstrim mbështetjes u organizua të mërkurën. Shumë njerëz u mblodhën për të shprehur ankthin, zhgënjimin, pasi nuk pajtohen me vendimi që është marrë për nënën me dy fëmijë.

    Një apel i është bërë edhe Kryetarit të Komunës së Fraisse-sur-Agoût. Por ky i fundit nuk ka kthyer përgjigje./abcnews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!