×
  • Lajme
  • Botë

    Futet brenda, derdh benzinë gjithandej, pastaj i vë zjarrin – kamerat e sigurisë tregojnë krejt çfarë ndodhi në një bankë në Angli

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 17:26

    Pamjet e sigurisë kanë kapur momentin tronditës kur një i armatosur me një mjet të fortë dhe benzinë marshon nëpër një bankë në Hull, duke u përpjekur ta djegë atë.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Ahmad Mohamed, i cili mund të shihet duke ecur në hapësirën në hyrje të bankës.

    Ai mund të shihet të marshojë, duke folur me një anëtar të stafit që është jashtë ekranit.

    Mohamed mund të shihet qartë se bën gjeste në mënyrë të egër, ndërsa ai duket se bërtet në drejtim të dikujt,.

    Ndërsa ecën përgjatë, ai derdh benzinë në linja në dysheme përpara se t’i vendosë zjarrin atyre, duke e mbushur hapësirën me tym.

    Ndërsa flakët fillojnë të shfaqen ai bën një dalje të shpejtë por jo përpara se të hidhte benzinë rreth hyrjes, duke u siguruar që flakët bllokojnë këdo që ta ndjekë.

    Megjithatë thuhet se ai është kapur shpejt nga policia dhe javën e kaluar u paraqit para gjykatës, ku pas një gjykimi është shpallur i fajshëm.

    Gjykatësi tha që Mohamed ishte ‘shumë i sëmurë mendor’ duke shtuar se “ai ka të ngjarë të ndalohet në një spital të sigurt për një kohë shumë të gjatë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!