×
  • Lajme
  • Botë

    Industria e aviacionit ndër më të goditurat nga Covid, rrezikohen 46 milionë vende pune

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 18:53

    Një nga industritë më të goditura nga pandemia Covid-19 që ka “gjunjëzuar” botën është edhe ajo e aviacionit.


    Grupi i Veprimit për Transportin Ajror tha se rreth 46 milionë vende pune janë të rrezikuara në të gjithë botën për shkak të coronavirusit.

    Industri të tjera, për të cilat Covid-19 është kërcënues janë edhe turizmi e ndërtimi, të cilat u mbyllën gjithashtu për disa muaj.

    Hapja graduale e industrisë pas mbylljes totale, nuk solli një përmirësim të situatës.

    Drejtori ekzekutiv i grupit të Veprimit për Transportin Ajror, Michaell Gill tha se nga analizat e realizuara është arritur në përfundimin se 4.8 milion vende pune mund të humbasin në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa 46 milion vende pune mbeten të rrezikuara.

    Po ashtu ai shtoi se përveç mbështetjes së punësimit, qeveritë duhet të ishin të qëndrueshme në deklaratat e tyre, në lidhje me lëvizjen e udhëtarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!