×
  • Lajme
  • Botë

    Pesë alpinistë humbën jetën pas një stuhie dëbore të papritur në malin më të lartë në Evropë

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 20:03

    Pesë alpinistë kanë vdekur pas një stuhie dëbore në malin Elbrus, maja më e lartë e Evropës, tha ministria e emergjencave ruse.


    Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, incidenti i së enjtes ndodhi kur një grup prej 19 alpinistësh ishin në një lartësi mbi 5,000 metra.

    Elbrus, i vendosur në Kaukazin Verior të Rusisë, është mali më i lartë në Evropë me 5,642 metra.

    “Fatkeqësisht, pesë persona vdiqën”, tha ministria e emergjencave.

    Bëhet e ditur se 14 të tjerët u zbritën në luginën Azau më poshtë dhe shpëtimi u krye në “kushtet më të vështira” me erëra të forta, dukshmëri të ulët dhe temperatura nën zero, thuhej në deklaratë.

    Kompania që organizoi ngjitjen tha se kishte katër udhëzues profesionistë që shoqëronin alpinistët. Gjatë ngjitjes, njëri nga alpinistët nuk u ndje mirë dhe u kthye mbrapsht me njërin nga udhëzuesit. Ajo më vonë vdiq “në krahët e tij”.

    Pjesa tjetër e grupit vazhdoi, por një “stuhi e paparë” ndodhi me t’u kthyer poshtë. Një nga alpinistët theu këmbën, duke ngadalësuar më tej grupin.

    Dy alpinistë ngrinë për vdekje dhe dy të tjerë humbën vetëdijen dhe vdiqën kur u sollën poshtë, tha kompania. Udhërrëfyesit dhe disa nga pjesëmarrësit u shtruan në spital me ngrirje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!