×
  • Lajme
  • Botë

    Pfizer/BioTNech, vaksina edhe për fëmijët 12-15 vjeç

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 19:09

    Vaksinat do të mund të ofrojnë mbrojtje kundër koronavirusit edhe për fëmijët. Firma Pfizer/BioNTech njoftoi se që në fillim të muajit Maj do të nisë prodhimin e dozave për moshat nga 12 deri 15 vjeç.


    Aktualisht, administrata e barnave në Shtetet e Bashkuara po shqyrton mundësinë e dhënies së lejes për përdorim të këtyre vaksinave dhe së shpejti do të publikojë vendimin. Ndërkohë, Pfizer ka nisur testimin e vaksinave të përshtatshme për një kategori moshash më të reja, nga 6 muaj deri në 11 vjeç.

    Sakaq gjigandi tjetër farmaceutik Moderna, që aplikon të njëjtën metodologji vaksine të lajmëtarit të ARN-së, njoftoi se deri vitin e ardhshëm do të rrisë kapacitetin për prodhimin e deri në 3 miliardë dozave. Për këtë vit, kjo firmë ka parashikuar të prodhojë 1/3 e këtij objektivi, 1 miliardë doza.

    Kjo vaksinë ka efektshmëri të përafërt me Pfizer në rreth 94%. Edhe kjo firmë po eksperimenton krijimin e një vaksine që mbulon edhe fëmijët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!