×
  • Lajme
  • Botë

    Qethur tërësisht dhe e internuar, Mbreti i Tajlandës dënon ish-gruan e tij

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 14:08

    Monarku më i pasur në botë, mbreti Maha Vajiralongkorn i Tajlandës mendohet se ka një pasuri prej 30 miliardë dollarësh.


    Mediat e huaja shkruajnë se teksa ai shëtit, kryesisht në Gjermani, ish-gruaja e tij mbetet e internuar në një fshat të thellë dhe e ndarë nga i biri.

    Srirasmi Suëadee, gruaja me të cilën u divorcua në 2014, ishte bashkëshortja e tretë e mbretit.

    Maha Vajiralongkorn ishte akoma princi i kurorës në 2001, kur u martua me Srirasmin në një ceremoni private.

    Ish-princesha nuk është parë në publik që nga viti 2014, ndërsa disa foto të publikuara së fundmi tregojnë si ka përfunduar ajo. Nga imazhet duket ish-princesha e qethur dhe e shkatërruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!