×
  • Lajme
  • Lajme / Ambasadori në Gjermani

    Një rrugë në Berlin do të marrë emrin e Ibrahim Rugovës

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 19:41

    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin gjerman të Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare, Florian Hauer, në landin e Berlinit.

    Ai ka njoftuar se një rrugë në Berlin do të emërohet me emrin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

    Pos kësaj, në këtë takim është biseduar edhe për bashkëpunimin e Kosovës me Gjermaninë.

    “Një takim tepër i frytshëm me Florian Hauer, Sekretar i Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin e Berlinit. Diskutuam mbi ide konkrete të bashkëpunimit me theks të veçantë në fushat e politikës, ekonomisë dhe kulturës, për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”.

    “Falënderoj Sekretarin e Shtetit Hauer për mbështetjen e tij që një rrugë në qyetin e bukur të #Berlinit të emërtohet me emrin e Presidentit Rugova”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!