×
  • Lajme
  • Botë

    Refuzuan të vaksinoheshin kundër COVID, 7 zjarrfikës humbin vendin e punës

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 16:58

    Shtatë zjarrfikës të Njësive Speciale të Fatkeqësive të Kretës janë shkarkuar nga puna, pasi refuzuan të vaksinoheshin kundër COVID.


    Tre prej tyre do të zëvendësohen menjëherë nga zjarrfikës të rinj, ndërsa katër vendet e tjera të lira do të plotësohen më vonë.

    Vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve që shërbejnë në Njësitë e Veçanta të Menaxhimit të Fatkeqësive në Greqi u dha më 18 maj.

    Pak ditë më parë, mijëra qytetarë grekë mbushën rrugët e vendit për të kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm, fushatë të cilën kryeministri e shpalosi pak ditë më parë në një deklaratë. Më banderola dhe flamuj në duar, e duke bërë thirrje “merrni vaksinat tuaja dhe ikni nga këtu”, protestuesit kërkuan edhe dorëheqjen e Kyriakos Mitsotakis.

    Ata janë të pakënaqur me rregullat e reja të shpallura që detyrojnë punonjësit shëndetësorë të vaksinohen dhe të paraqesin një test negativ për të hyrë në vendet dhe aktivitetet publike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!