×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia planifikon të zhvillojë paradë në përkujtim të Luftës së Dytë Botërore

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 15:44

    Rusia do të zhvillojë një paradë ushtarake për të shënuar 75-vjetorin e Ditës së Fitores përgjatë Luftës së Dytë Botërore, pas shtyrjes së festimeve, si pasojë e përhapjes së koronavirusit, ka njoftuar presidenti rus, Vladimir Putin.


    Rusia do të zhvillojë një paradë ushtarake për të shënuar 75-vjetorin e Ditës së Fitores përgjatë Luftës së Dytë Botërore, pas shtyerjes së festimeve si pasojë e përhapjes së koronavirusit, ka njoftuar presidenti rus, Vladimir Putin.

    Putin është detyruar të anulojë paradën për shënimin e kësaj dite më 9 maj, pasi shtimit të numrit të personave të prekur me sëmundjen COVID-19, që shhkakton koronavirusi.

    Zakonisht në Ditën e Fitores në Rusi, shihen radhë të gjata të ushtarëve, veteranëve, pajisje modern ushtarake dhe makina historike të Ushtrisë së Kuqe në Sheshin e Kuq të Moskës.

    Në ditën kur do të duhej të organizohej parade, në Rusi janë zhvilluar ceremoni të vogla përkujtimore, mirëpo tani Putin i ka kërkuar Ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të nisë përgatitjet për festë muajin e ardhshëm.

    “Ne do ta zhvillojmë atë më 24 qershor, në ditën kur është zhvilluar paradë legjendare e fituesve më 1945”, i ka thënë Putin ministrit rus përmes një adresimi televiziv.

    Përkujtimet e Ditës së Fitores janë të rëndësishme për kalendarin e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik, të cilat së bashku kanë humbur 26 milionë njerëz në Luftën e Dytë Botërore.  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!